Zëvendësdrejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në PD bie në ‘rrjetën’ e drejtësisë

1 Minuta Lexim

Avokati Besart Logu, ndaj të cilit SPAK kërkoi masën e ‘arrestit shtëpiak’ për ndikim të paligjshëm dhe për dyshimin se ka përfituar 8 mijë euro në mënyrë të pandershme, përveçse person publik, i ftuar në media për analiza dhe komente, përfshi edhe ato të punës së Prokurorisë së Posaçme dhe të politikës, veç të tjerash, mban në Partinë Demokratike të Sali Berishës edhe postin e zëvendësdrejtuesit të Departamentit të Drejtësisë.

Përveç kësaj, kohët e fundit Logu ishte edhe përfaqësuesi i PD-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Me sa duket, nën shembullin e kryetarit Berisha dhe të disa deputetëve të tjerë, që të bësh karrierë në këtë parti, duhet të kesh ‘punë’ me drejtësinë.

Deri në një vendim përfundimtar dhe në sqarimin e plotë të situatës, Logu prezumohet i pafajshëm, por nëse ndiqet e njëjta rrugë si të tjerët, edhe ai pas këtij procesi parashikohet të bëjë karrierë në PD./TemA

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull