Elis Halili është përzgjedhur si kryebashkiak i parakohshëm i Vlorës pas dorëheqjes nga posti të Ermal Dredhës.
Elis Halili kandidoi përballë Klea Lalo dhe Irena Toshkallari për postin e kryetarit të përkohshëm të bashkisë së Vlorës deri në zgjedhjet e ardhshme.
Votimi në Këshillin Bashkiak për 3 emrat ishte i fshehtë, ndërsa në përfundim të procesit u përzgjodh Elis Halili si zëvendësues i Ermal Dredhës.
Ishte pikërisht Elis Halili, i cili u emërua vetëm pak ditë më parë si kryetar i komanduar, disa minuta para dorëheqes së ish-kreut të Bashkisë.