Nga Irena Beqiraj-
Për gjithe “zengjinët e rinj”, po risjell nje shënim i cili duhet lexuar kryesisht nga njerzit te cilët mendojnë se me para apo me anë të politikës mund të konsiderohen elitë !
Eseisti belg Simon Leys ishte ulur një ditë në një kafene të thjeshtë australiane, i pa shqetësuar edhe I pa vemendshëm nga zhurmat që vinin nga radioja, te cilën askush nuk dukej se po e dëgjonte. Papritmas ne radio, filloi të luhej një sonatë e bukur nga Mozarti e cila tërhoqi vëmendjen e njerëzve. Ne ketë moment një burrë ndryshoi me vendosmëri stacionin. Leys arriti në përfundimin se në fakt të pakulturuarit mund ta dallojnë bukurinë shumë mirë, por nuk duan të përballen me të. Ai shkroi: “Në çdo aspekt të përpjekjeve njerëzore, talenti edhe dija janë një fyerje e patolerueshme për mediokritetin.”
Me pak vëmendje ne shoqëri dallohen tre forma të elitës – elita e dijes, elita e pushtetit dhe elita e famës . E dyta dhe e treta në fakt nuk janë elita mirfilli , pasi pothuajse të gjitha funksionet që ato mbulojnë mund të kryhen nga njerëz pa ndonjë veçori dalluese.
Ato kryesisht popullohen nga njerëz të cilët përmes parave, politikës ose famës janë transformuar nga njerëz te zakonshëm në personazhe në dukje të jashtëzakonshëm, duke mos e fyer por përkundrazi duke i dhënë vlerë te veçantë mediokritetit . Ndërkohë të jesh pjesë elitës së dijes, nuk është vetëm çështje e pasjes së një diplome akademike. Kërkohet kultivim , dashuri për leximin dhe etje për dije. Elita e dijes
dallohet nga mençuria me ane te se cilës gjendet vija e hollë ndarëse midis së mirës dhe së keqes, së drejtës dhe së gabuarës, së drejtës dhe të padrejtës, etikes dhe joetikes.
Ndërkohë qartazi dija, pushteti dhe fama fatkeqësish janë të një rëndësie të pabarabartë në shoqëri . Për ta dalluar ketë mjafton te shikoni listën e të ftuarve në eventet që i serviren publikut qofshin këto publike apo private apo në ekrane.
Do të gjeni aty shumë personazhe që përkasin elitave të pushtetit edhe famës të cilat qe te mbijetojnë duhet të ushqehen pazgjithshmërisht nga njëra tjetra.
Si fillim ishte pushteti që siguronte para dhe famë. Më pas, paratë filluan të jepnin akses në pushtet dhe famë. Ndërkohë që më zhvillimin e mediave sociale , fama u jep disa njerëzve akses në para dhe pushtet.
Çdo ditë behët edhe më e pamundur që elitat e dijes të ushqejnë elitat e pushtetin apo famës, madje elitat e dijes me lirinë që të jep kjo e fundit, po mbi të gjitha me sfidën që i bën mediokritetit janë kthyer “në armiqtë” e pushtetit edhe famës.
“Zengjinët e rinj” dallohen shpejt kanë pasuri por u mungon klasi, diskrecioni, thjeshtësia, japin mesazhe të bujshme, kane nëvojë për vëmendje, shfaqen në publik me arrogancë klasore , megjithëse ankohen se kanë vuajtur nga lufta e klasave. Por ç’është me e keqja projektojnë një të ardhme të shëmtuar pasi fakeqësisht nuk lenë asnjë trashgimi kulturore për brezat e shoqerinë, përveçse zhurmën e bujmshme të kamjes se tyre !