Zyra e BE uron Ramën dhe qeverinë e re: Të mbyllim negociatat në 2027

1 Minuta Lexim

Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë ka uruar kryeministrin Edi Rama për rizgjedhjen në krye të qeverisë shqiptare, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në reformat që çojnë Shqipërinë drejt anëtarësimit në union.

“Urime Kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë Ministrave me rastin e marrjes së detyrës. Me një përpjekje të vazhdueshme në miratimin dhe zbatimin e reformave të nevojshme përmes proceseve transparente dhe gjithëpërfshirëse, Shqipëria mund të arrijë qëllimin e saj ambicioz për mbylljen e negociatave të pranimit në BE deri në fund të vitit 2027.

Ne mezi presim të punojmë së bashku me të gjithë palët e interesuara shqiptare për të arritur këtë moment të rëndësishëm në dobi të popullit shqiptar”, thuhet në mesazhin e postuar në platformën ‘X’.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull