Zyrtarja e PD sulmon bashkëshorten e Gerti Bogdanit: Mos na detyroni të nxjerrim prova që është e Soros-it

1 Minuta Lexim

Ndërkohë në media ka nisur të lakohet emri i bashkëshortes së Gerti Bogdanit, Edlira Çepanit, si një mundësi i opozitës për bashkinë e Tiranës, në PD, me sa duket, shumëkujt nuk i ka pëlqyer.

Dhe si gjithmonë, gjendet një emër, në gojën e së cilës të vihet mendimi që qarkullon korridoreve të PD-së.

Si gjithmonë, në dispozicion për vigjilencën në PD është Adriana Kalaja, heroina e protestave dhe e gjyqeve, që përdoret nga partia, por në fund nuk i jepet asnjë post apo pozicion.

Kësaj radhe ka sulmuar pikërisht Edlira Çepanin, e cila, sipas Kalasë, qenka armike, sepse është përdorur nga Yuri Kim dhe ka përfituar projekte nga Soros.

“Kur të propozoni emra, minimalisht shihni profilin në të kaluarën të kandidates/it. Mos na detyroni të nxjerrim prova për përfshirjen në projektet e Fondacionit Soros dhe inceneratorët. Aq më shumë, në marëveshtjet dhe planet me mafiozen Yuri Kim kundra PD dhe opozitës shqiptare. Dhe Ju e dini që unë gjithmonë akuzoj me prova. Kaq.” – shkruan Kalaja në një postim.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull