Nga Ervin Lera-
Kryeministri – ndërkohë edhe fituesi serial i zgjedhjeve në Shqipëri, tashmë prej më shumë se 12 vitesh – kryetar i Partisë Socialiste, dikur ka deklaruar se ndjek me shumë interes skemat Jose Mourinjo për të përgatitur skemat e tij të fushatave fituese zgjedhore. Nuk po dua të hyj në fushën e kopetentëve – analistë të sportit – futbollit – në vend, por ndoshta, për ti ardhur në ndihmë nismave të pavarura kaotike zgjedhore të opozitës mund të jem një ndihmë për disfatën e radhës.
Jose Mourinjo është një strateg sportiv futbollistik, për ndërtimin e skemave me karakter mbrojtës të lojës, duke shfrytëzuar elementin surprizë të kundërsulmit me të gjitha forcat e disponueshme në fushë – ndoshta një interpretim i moderuar i futbollit totalitar të dikurshëm të Hollandës së madhe në kohën e vet.
Por, dhe kjo është një Por e madhe, çështja është se sa rrijnë skemat e futbollit totalitar të një kohe kur Shqipëria ishte e nënshtruar e një sistemi diktatorial komunist – për të kuptuar si duhet këtë, duhet të dimë të bëjmë dallimin mes një sistemi diktatorial komunist dhe një sistemi diktatorial demokrat. Edhe pse e propaganduar e dëmshme, ose, e gabuar, ose jodemokratike, janë pikërisht diktaturat, e përkufizuara dhe mbiemërzuara sipas sistemit dhe ideologjisë-trend të kohës, politikat dhe regjimet që përcaktojnë dhe përkufizojnë rendin dhe zhvillimin social-politik-ekonomik dhe kulturor të secilit regjim.
Strategjia e ndërtuar dhe e zbatuar për funksionimin dhe funksionalitetin filozofik dhe praktik të regjimeve dhe diktaturave janë ato që bëjnë dallimin mes një diktature komuniste – në interpretimin logjik të shprehjes do të ishte më e drejtë të quhej diktatura e socializmit ajo që sot jemi të gjithë në një mendje ta shpërfillim dhe ta injorojmë si e ashtuquajtura diktatura komuniste – dhe diktaturës demokratike, është forma e ndërtimit dhe promovimit të propagandës. Pse?,; Sepse diktaturat janë vetëm një – Diktatura -, por interesat e kohës i bëjnë të interpretueshme me mbiemra dhe epitete të ndryshëm.
Kjo është ajo që e bën Kryeministrin, Kryetarin e Partisë Socialiste, dhe prej 12 vitesh, Kryetarin e Shumicës Qeverisëse, strateg të padiskutueshëm politik në Shqipëri.
Jose Mourinjho, ndiqte dhe zbatonte me fanatizëm skemën 4-3-3, me karakter mbrojtës të formacionit – sipas terminologjisë të komentatorëve shqiptarë të futbollit pa dijet e duhura gjuhësore, me karakter difensiv – dhe si elment i papritur dhe i paparishueshëm sulmues – për komentatorët dhe specialistët e sportit, elementë difensivë – shfrytëzonte karakterin sulmues të forcave të shtuara në mbrojtje nga sektorë të tjerë në fushë. Kjo përveç se elementit surprizë, realizonte edhe elementin mbizotërues në fushë me më shumë forca të paparashikuara nga kundërshtari. Duke – sipas deklarimeve të strategut socialist të fitoreve të Partisë Socialiste deri më sot – se është një ndjekës dhe studiues i vëmendshëm i taktikave të Jose Mourinjho – kryeministër, nuk po them se ka ndjekur në çdo hollësi taktikën e tij, por sipas kushteve të gjendjes social-politike dhe ekonomike të shoqërisë shqiptare – kohët e fundit e përshtatur sipas interesave të veta nga Zoti Rama – deri sa Guardiola i opozitës shqiptare të mundësojë kapitalet dhe buxhetet e mundshme për të siguruar ekipin më të mirë të mundshëm – pavarësisht skemës së aplikuar në fushë – nuk do të mund të ketë ndonjë koeficient logjik/sportiv apo bastexhi, favorizues të fitojë. Është e rëndësishme të vihet re nga vetë protagonistët se ndryshimi i skemës gjatë zhvillimit të lojës, pa qënë i përgatitur, është më shumë e prirur të çojë në kaos se sa të arrijë rezultatet e pretenduar. .
Në fushën e lojës hyn për të fituar dhe jo për të kapur aq sa mund të japë fati, sepse në këtë rast, pikërisht në momentin që ti hyn në fushë me mbështetës vetëm fatin pa një strategji dhe pa një taktikë mbrojtjeje dhe sulmuese të mirëmenduar, kundërshtari i parapërgatitur të bën kundërsulmin me një numër të papërballushëm forcash sulmuese – ofensive.
Shkurt dhe drejtpërdrejtë, a ka shance që në kushtet e një kulture demokracie dhe diktature demokratike si kjo e jona të hysh për të fituar në zgjedhje pa një mbështetje të përcaktuar të një organizate politike? Pikërisht këtë bën çdo kandidat i pavarur shqiptar në Shqipëri në një katastrofë vetëvrasëse social – politike me pretendime populiste dhe social – demokratiste.