Altin Dumani dhe prokurorët e SPAK ngushëllojnë familjen e gjyqtarit të vrarë

1 Minuta Lexim

Kreu i SPAK Altin Dumani dhe prokurorët Arben Kraja e Elvin Gokaj kanë shkuar për ngushëllime pranë familjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, e cila ka hapur dyert e mortit.

Familja e gjyqtarit po pret vizita ngushëllimi në një shtëpi funerale në Tiranë gjatë gjithë ditës së sotme.

Ndërkohë, të enjten pritet të zhvillohet Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë.

Nesër më 8 tetor gjyqtari do të përcillet për në banesën e fundit ndërsa në njoftimin e vdekjes thuhet se Kalaja do të përcillet për në banesën e fundit në orën 16:00 në vendlindjen e tij Stom-Golem, Shkodër.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull