Një nga debatet e mëdha që është zhvilluar kohët e fundit me të paraburgosur, kryesisht nga radhët e politikanëve, ka qenë ndalimi në burg i përdorimit të laptopit për nevoja pune.
Të burgosurve u jepet akuza në USB, por nuk u lejohet të kenë kompjuter për ta lexuar atë.
Pra, në burg të lënë të shkruash me laps e letër, por jo të shkruash në kompjuter.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, e ka justifikuar këtë me ndalimin nga SPAK në të gjitha komunikimet, sipas ankesave të të burgosurve.
Por kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi para komisionit se SPAK nuk e ka ndaluar këtë gjë, madje e këshillon, por është kompetencë e Drejtorisë së Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë.
Madje ai foli edhe për nevojën e ndryshimeve ligjore për të lejuar dhe mundësuar përdorimin e kontrolluar të internetit në burgje.
Duhet shtuar se edhe rregullorja e brendshme e burgjeve nuk e ndalon një gjë të tillë, madje në të specifikohen ae çfarë i lejohet të burgosurit.
Kjo tregon se deri më sot këtë gjë e ka ndaluar Ulsi Manja për llogari të vetën dhe jo SPAK, siç justifikohej ai.