Ambasada italiane mesazh për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

1 Minuta Lexim

Ambasada italiane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Ambasada shprehet se Nano do kujtohet për angazhimin e tij në modernizimin e Shqipërisë dhe përparimin e marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Itali.

Postimi i Ambasadës italiane:

Ka ndërruar jetë sot Fatos Nano, ekonomist, drejtues historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë, disa herë Kryeministër dhe mik i Italisë. Duke kujtuar angazhimin e tij në modernizimin e Shqipërisë dhe kontributin e dhënë në çuarjen përpara të marrëdhënieve dypalëshe, Ambasada u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë shoqëruar në jetën e tij politike.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull