Nga Natasha Lako-
Duke e veshtruar prej fotografis edhe me nga larg shtatoren e Petrit Rukes atje ne pjedestalin e ri te Laberise, te shoqerojne pas, kenget dhe bustet e Ali Pashe Tepelenes edhe misherimi i shumefishte i Selam Musait neper permendore, qofte ai si nje simbol i Tepelenes,qofte i ulur ne mes maleve te Salarise, qofte i ngritur ne krye te nje sheshi hyres gjate zgjerimit te Tiranes dhe kudo tjeter.Na pelqen qe te besojme se poeti me ate shtatore te latuar plot finese, po me ate delikatese te ngjashmerive te tij poetike eshte duke terhequr drejt koheve tona,gjithe konfigurimin monumental,te nje periudhe te gjate gjysem homerike,Domosdo ,perderi sa eshte poet,na kujton edhe Bajronin edhe Cald Haroldin. Te parin nga nuri qe i skulpori i ka derdhur ne fytyre,te dytin se nuk ka statuje qe nuk shpreh,edhe vetmine profetike .
Poeti Petrit Ruka i jep emrin poezise se tij, qe perhap ndjeshmeri,sinqeritet dhe muzikalitetin e jehonave te largeta e qe do te na kujtoje gjithmone se sa e rendesishme eshte t’i kthehesh vetes, mes transformimeve te medha, qe te mbajne gjalle,vetem me nderlidhjet personale, te humbura ose te fituara si thesar,.Dhe kjo ben qe poezia e tij,te na zbuloje qindra jete.
Ja pse ky monument mbetet kaq identik.
Me te drejte Timo Merkuri,studiusi me i spikatur i krijimtarise se Petrit Rukes, e ka quajtur ate Kostandinin e ballades.
Te kthehesh kaq ne menyre te ndjeshme dhe te ndershme te vetja, duke ndjere mes mes triumfeve dhe deshtimeve te moderniteti,ikjen ose largimin njerezor te te gjithe menyrave, me nje kujtese te mes maleve , kanjoneve te thella,dhe zhurmimeve tiranase,eshte njesoj si gjithenje te ndertosh nje prag,bote dhe jete se pari te pragu i shtepise aterore.dhe njerezve me te dashur.Ky shndrim i vetvetes plor rrjedha lirije e ben poezine te ngjashme me burimet.
Dikur, kur se pari ia zbulova fshatin e tij te lindjes,atje ne Salari,pata takuar,nje grua ,shtepia e te ciles,ishte ndertuar nen nje rrap te madh,madje ne ndonje shesh dikur te zaptuar ,po nga ajo kooperative qe prane e prane i bente femijet e renditur ne gjume te zgjoheshin ne mes te nates te kerkonin buke. Por ama,si prej qindra vjetesh,si per nje dinjitet qe nuk mund te kete cmim,po ato familje gjysem te uritura,,perpiqeshin te siguronin si prej kohes se Andromakes nje pale vathe floriri,,qe nuk kishte familje qe nuk ia conte nuses per fejese.Ngandonjehere kryheshin edhe negociata si prej mbreterish, edhe per unazen qe do te vinte gruaja e ardheshme ne gisht.Pasuri me varferi te madhe,varferi me pasuri te madhe kjo Salari,.qe me ne fund tregoi ne nje shtatore edhe librin qe Petrit Ruka mban ne duar.,si te shkeputur prej virtyteve te pjekura njehere e pergjithmone. Edhe Ali Pasha ka kenduar, edhe Selam Musai ka kenduar, por me shume ka kenduar Petrit Ruka.atje ne liber,ato poezi qe ja rendit njera pas tjetri edhe Timo Merkuri ne vepren e sapo dale prej shtypit, te pregatitur njekohesisht me gdhendjen e skulptures. Ka kenduar poezine e Petrit Rukes edhe gruaja salariote per te cilen ishte e kuptueshme,qe une isha martuar pa asnje negociate stolije,,qe do te thoshte me dashuri dhe kjo nenkuptonte prape se prape se ne jeten time egzistonte dicka bosh,perderisa ne veshe nuk kisha vathe floriri..Nuk arrita t’ia tregoja kete takim Petrit Rukes, te cilin vecanerisht gjate kohes kur ishte Kryetar im Qendres Kombetare kinematografike e takoja shpesh.edhe gjate festave filmike. Petrit Ruka kishte menyren e tij per te treguar te vertetat, ato te verteta,qe ishin gati te perbenin pragun e shtepise per shume shqiptare.
Dhe ja keshtu jane ndare dhe jane care bukurite,kane ikur dhe jane kthyer traditat e bukurise dhe dhimbjes ,dhe pikerisht gjate ketij shartimi te ri,ka lindur kenga e poetit jo vetem tokes amtare,por njeriut amtar.Ne kete kuptim,Petrit Ruka i takonte nje brezi qe nga nje poezi ne nje tjeter poezi,eshte perfaqesuesi i nje kohe qe i jep njeriut plot dyzime.Tepelenasit e quajne bij te tyre.Atje ne Shkoder mund ta quajne edhe shkodran.Une se pari e quaj edhe pak korcar.E kujtoj si e rrembenter pasioni,kur tregonte si u realizua dokumentari mbi historine e krijimit te hymnit kombetar,te cilin korcaret e Selam Musait, shkuan ta incizojne ne Amerike.Ndoshta edhe Asdreni e beri me korcar. Dhe gjithenje ne kerkimet dhe hulumtimet tona per vepra filmike, kujtesat tona te perbashketa i ushqenin deshmitare te njejte dhe shume emra te.
qytetit tim te lindjes.
‘Plumbi prej plasteline’,filmi me skenar te tij i realizur nga Minarolli,e beri edhe me profet,Fabula e krijuar prej tij,nuk eshte gje tjeter vecse nje paralajmerim,
,per ngjarjet e vitit 1997.Te parandjesh prej jetes sate dhe gjitheckaje rreth e rrotull,ate qe eshte gati te shpertheje, e kane bere kineastet me te rralle te botes.Ne Shqiperine e vullneteve te ndrydhura e ka bere Migjeni.Rralle fliste Petrit Ruka fort ne publik per te mbetur besnik i fjales poetike.Me ate heshtjen durimtare,per vitet qe punoi ne Kinostudio ndoshta edhe nen ndikimin e Dhimiter Anagnostit si mentor, Petrit Ruka iu afrua pa humbur distancen e lirise se tij vetjake edhe levizjes se dhjetorit, qe solli shpresen e transformimeve dhe latoi virtutet e shqiptareve,te cileve Bajroni u ndjeu shpirtin e lirise.Si. perfundim edhe Petrit Ruka u be edhe pak Anagnostian.,qe nenkupton bregasin.Nuk e di nga eshte Zhaneta, e shoqja qe ‘i ploteson biografine.
Per ne mbi te gjitha kane rendesi perjetime qe shfaqen ne poezine e tij, te cilat kane fituar rrjedhat e burimeve, atyre rrjedhave primare te jetes,,pa te cilat nuk do te kishte as hidrocentale ,as panele diellore,keto te fundit.ndonjehere super te korruptuara.
Vete shtatorja e Petrit Rukes, qofte trupi i tij i vendosur ulur te mos mbuloje horizontin,duket se ngrihet per te na kujtuar se poezia,shpreh shpirtin e nje bote te pakorruptueshme.
Dhe njekohesisht si ne ison labe,edhe Timo Merkuri me studimin e tij,Petrit Ruka Konstandini i Balladave,na kumton edhe njehere,gjithecka fshihet,ne ate liber qe perjeteson permendoren e tij,si objekti me i shenjte i mbetur per ne.