Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka pranuar në mënyrë indirekte bojkotin e zgjedhjeve nga ana e PD, teksa u shpreh se edhe aleatët janë shprehur dakort për mbështetje të kandidatëve të pavarur.
Pa përmendur emra, Berisha tha se ata janë të kualifikuar.
“Në të gjitha zonat ku zhvillohen, janë përzgjedhur dhe kanë kandiduar kandidatura të pavarura. E kanë mirëpritur shumë këtë model të përzgjedhur nga PD dhe aleatët e saj. Kandidaturat e kanë përkrahur këtë model. Ne u ofruam qytetarëve një model, jo se nuk e kemi përdorur.” – u shpreh Berisha