Bie nga lartësia teksa po kontrollonte punimet e një ure, ndërron jetë inxhinieri! Pranga drejtuesit teknik

1 Minuta Lexim

Drejtuesi teknik i një kantieri ndërtimi  ka rënë në prangat e policisë së Peqinit pas vdekjes së një inxhinieri. 

Guri Dashi, 42-vjeç ra nga lartësia teksa teksa po kontrollonte punimet e një ure në fshatin Paulesh. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi pasditen e djeshme, gjatë punës në kantierin e ndërtimit, në fshatin Paulesh, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën inxhinieri, shtetasi G. D., 42 vjeç”, njoftoi sot policia. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull