Brigitte Macron dhe Johnny Depp rrëmbejnë gjithë vëmendjen në Javën e Modës në Paris

1 Minuta Lexim

Johnny Depp u rikthye në Javën e Modës në Paris pas një mungese prej më shumë se tre dekadash, duke bërë një paraqitje të rrallë në botën e modës me pjesëmarrjen e tij në revistën Dior për pranverë/verë 2026. Aktori, i cili për mbi një dekadë ka qenë fytyra e njohur e parfumit të Dior, u ul në rreshtin e parë të eventit që u mbajt të mërkurën, më 1 tetor.

Depp u shfaq në shoqërinë e Brigitte Macron, me të cilën pozoi me buzëqeshje për fotografët. At

Për këtë rast, 62-vjeçari Depp zgjodhi një kombinim që bashkon stilin formal dhe atë të lirshëm. Ai veshi një xhaketë gri mbi një këmishë me ngjyrë të gjelbër të errët dhe me kuadrate, të kombinuar me xhinse të errëta të përthyera dhe çizme. Pamjen e kompletoi me syze dielli, një shall dekorativ në xhepin e xhaketës dhe një kapele gri të errët.

Edhe Brigitte (72) dukej elegante me një xhaketë blu dhe xhinse, të kombinuara me çantën e saj Lady Dior./E.K

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull