PS ka një rënie të lehtë me 5% nga zgjedhjet e 11 majit deri më 26 tetor, por mbetet ende në nivelet e një partie dukshëm më e mbështetura, pra nga 52.2% nga 47.4% .
Në “Zërin e Shqiptarëve”, u publikuan këtë të hënë përgjigjet e sondazhit të radhës.
Por megjithë pakënaqësitë për reformën në drejtësi, këto nuk prodhojnë pikë për Partinë Demokratike, e cila vijon pikiatën e paralajmëruar, me një rënie 6%, nga 34.4% në 28.1%.
Krahasuar me 11 majin, vihet re vetëm një rritje, ajo e elektoratit gri, nga 13.5 në 24.5%. Një sinjal i mirë vetëm për partitë e reja.
Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme, proporcionalisht në 61 bashkitë e vendit, ku pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
Sondazhit iu nënshtruan 1313 banorë të rritur. Vlen të theksohet se maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: është plus/minus 2.6 përqind./abcnews.al

