Po vjen Çmimi Kulturor – Letrar Ndërkombëtar “Oscar Wilde”, i cili edhe këtë vit do të zhvillohet nën patronazhin e Parlamentit Europian, të gazetës “La Notte”, të Festivalit të Artit Menotti në Spoleto, të Universitetit AUGE për Arsimin si dhe ti qytetit në Vetralla (VT).
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në mjediset e bukura të Pallatit Dukal Salla e Këshillit më 22 nëntor 2025.
Kush është i interesuar të paraqesë kandidaturën për një nga çmimet në kategoritë:
– Kulturë
– Sociale
– Gazetari
ose për:
– Diplomë Honoris Causa e njohur nga Instituti i Studimeve IEFO
mund të dërgojë CV-në e vet me të dhënat personale deri më 22 tetor 2025 në email-in:
Gjithashtu, kush dëshiron të propozojë Librin e tij të Botuar, duhet të dërgojë një kopje në format PDF me kopertinën dhe të dhënat personale (emër dhe kontakt telefonik) në të njëjtin email:
deri më 22 tetor 2025.
Komiteti do t’ju kontaktojë për të marrë pjesë në garën për çmimet “Oscar Wilde Award” dhe “Oscar Wilde – Libri i Botuar”.
Do të ndahen çmime dhe vepra arti me vlerë të madhe ekonomike.
Të gjithë pjesëmarrësit do të prezantohen, bashkë me veprat e tyre, gjatë një konference për shtyp që do të mbahet në një pallat monumental në Romë (data do të përcaktohet përpara ceremonisë së ndarjes së çmimeve).
Mund të marrin pjesë autorë të çdo kombësie apo gjuhe, mjafton që libri të jetë i përkthyer në gjuhën italiane për vlerësim.
Pranohen gjithashtu ese, tekste shkencore, teatrale dhe tekste në dialekt, të shoqëruara me përkthim në italisht.
Suksese të gjithëve!
President Prof. Luca Filipponi
Zv. Presidente Dr. Sabrina Morelli
Presidente e Komitetit Shkencor Dr. Maria Concetta Borgese