Denoncimi i Myslim Murrizit: Deputetes së PD në Elbasan i kërkuan lekë ta rikandidonin, ajo nuk pati mundësi dhe tani është drejtoreshë e Ramës

3 Minuta Lexim

Myslim Murrizi ka reaguar pas lajmit se ish-deputetja e PD, Zheni Gjergji, është emëruar drejtoreshë e spitalit në Elbasan.

Sipas tij, Gjergjit i patën kërkuar lekë për ta rikandiduar në zgjedhjet e fundit, por me sa duket ajo nuk pati mundësi të paguante.

“Ja dhe ish- deputetja me “aktive” e viteve 2021-2025, Zj Zheni Gjergji e Partis Demokratike te Lyl Bardhit kaloi bute bute ne bashkeqeverisje me Ramen.

E kam thene disa here qe nuk kane pikë faji kur ikin, por kujt ti thuash, BQ qe hartojne listat me pagesë????

Edhe Zj. Zheni ne zgjedhjet e 11 majit 2025 ne dijeninë time e pati nje oferte te tille per ne Qarkun Elbasan dy ditë para se te mbyllej afati i dorezimit te listave ne KQZ, por si duket nuk pati mundesi ose “takat” financiar dhe diten qe do shkonin emrat ne KQZ tak fak u gjet nje tjeter qe pasi te mbarojë mandatin, ka te gjithë te drejten e Zotit te iki ku te dojë e ku t’i teket.

Po e ripostoj perseri shkrimin qe kam thene:

Nuk kane faj kur ikin joooo.

Fajin e kane ata qe i marrin dhe i promovojne ne kryesi dhe kupolen drejtuese te PD pa meritë, pa kontribute dhe pa i njohur fare demokratet duke shkelur me kembe kontributin e mijera demokratëve per keta bastarde e lavire politike qe bredhin preher me preher.

Nuk jane renegate o Flamur joooo, por jane rilindas.

Renegat e qelbesira jane ata qe i kane sjelle aty duke shtyre me shkelma mijera te tjere ne çdo cep te Shqiperisë.

Si ka mundesi qe vetem PD i dalin kaq shum “renegatë”ne 35 vite???

I gjithe KOPI doli “renegat” dhe shkuan te gjithe tek gopi.

Ne shtator 2021 dolen “renegatë” te gjithe liderat e sotem te grupit parlamentar e shumica derrmuese e kryesise.

Nder vite “renegatet” sezonal ju jane paraqitur demokrateve si “asete” te çmuara dhe plot “vlera” e “qytetari” duke i sjelle nga ana e anes e nga gopi i semes ne pushtet dhe parti, e pastaj ju thuhet demokrateve se na dolen “renegatë”.

Kur degjova se çfare “meritash” ju dhane para pak ditesh kanditatit te Lapaj-Shehut per bashkin e Tiranes nga Z Berisha u shtanga, se fjal te tilla shumë rralle i kam degjuar nga goja e Berishes per te ndjerin Azem Hajdari dhe Arben Brocin por pas vdekjes, dhe thashe me vete sa me fat e plot magji qe qenka Z Binaj!!

Prandaj mos na hapni barkun me deklarata boshe pas pilafit.

Lërini renegatët, por mos urreni dhe mos shtyni me këmbë demokratët”, thotë Murrizi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull