E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn, po zhvillon një takim me presidentin Bajram Begaj.
Ende nuk dihen arsyet e kësaj vizite, por vjen një ditë pasi qeveria njoftoi presidentin për krijimin e vakancave për kryetar bashkie në 6 qytete të vendit, përshirë të Tiranës.
Shkresa erdhi një ditë pasi Erion Veliaj ankimoi në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij me vendim të qeverisë. Një akt që sipas nenit 115 të Kushtetutës pezullon automatikisht vendimin e Këshillit të Ministrave, e për pasojë dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në kryeqytet.
Pritet të shihet lëvizja e presidentit, i cili ka afat 48 orë për të caktuar datën e zgjedhjeve.