Ekspozita “New York Abstract Expressionism” e piktorit Fabio Thaci mbërrinë në Tirannë

2 Minuta Lexim

“New York
Abstract Expressionism”

Rryma të uraganit “Abstract Expressionism” parashikohet të mbërrijnë, nga epiqendra e shpërthimit New York, edhe në bregun shqiptar. Për herë të parë një e tillë fuqi e paparë. Duke sjellë me vete fletë vizatimi, grafika dhe copa kanavace, pikturuar nga dora vetë: Willem de Kooning, Ernst Kirchner, Arshile Gorky, Henry Moore, joseph Stapleton, e të tjerë për t’u zbuluar nëpër ç’ka sjell rryma.

Një befasi e vërtetë! Siç e tillë është emfaza shpërthyese, spontaniteti ekspresiv, tensioni emotiv, ankthi i rastësisë, vetëdija e humbjes, e përkohësisë, efemeres, që fryjnë në veprat e tyre. Por dhe ironia e fatit edhe fuqive të padukshme, shkatërruese të barrierave, si dhe ironia ndaj fatit dhe mundi për t’i drejtuar e kthyer erërave spaciale ritmin e rrahjeve, frymën.

Prezenca në këtë ekspozitë e veprave, sado modeste, nga autorë përfaqësues të rrymës dhe përpjekjes titanike për t’i dhënë fund heshtjes në pikturë – heshtje që e pat thyer brezi europian me Joan Miró, Marc Chagall, Oskar Kokoschka, Emil Nolde, gjithashtu të pranishëm në këtë ekspozitë – ka shkaktuar tronditje tektonike në galeri, por, personalisht nuk besoj se do mund të përhapet më gjerë e të bëjë ‘dëme’ kushedi se çfarë.
Kësisoj, jeni të mirëpritur në Zenit për çeljen e ‘katastrofës’ art, të hënën, më 6 tetor, ora 6 e mbrëmjes.

k.zejno

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull