Futi shtetasen me forcë në makinë, e pëson 58-vjeçari në Korçë

1 Minuta Lexim

Një 58-vjeçar është vënë në pranga nga policia në qytetin e Korçës, pasi dyshohet se ka abuzuar me një shtetase.

Sipas burimeve paraprake, mësohet se i dyshuari, me inicialet L.G., kishte një lidhje intime me gruan, por në një moment ka ushtruar dhunë duke e future me forcë në makinën e tij.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të çështjes.

Ndërsa pritet një vendim përfundimtar nga organet kompetente në lidhje me 58-vjeçarin.|

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull