GJKKO rrëzon kërkesën për liri të ish-ministrit Lefter Koka

2 Minuta Lexim

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar GJKKO, ka rrëzuar kërkesën për lirim nga burgu të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka.

Ish-ministri kishte kërkuar shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg”, me pretendimin se ka kaluar afati 3-vjeçar i paraburgimit për inceneratorin e Fierit. Vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Bani.

Sjellim ndërmend se Lefter Koka mbahet në qeli që prej dhjetorit të vitit 2021, për çështjen e inceneratorëve.

Ai është dënuar nga GJKKO me 5 vjet e 8 muaj burg për çështjen e inceneratorit të Elbasanit. Ndërsa është dënuar edhe me 6.8 vite heqje lirie për atë të Fierit. Megjithatë në korrik të këtij viti, Koka fitoi të drejtën e lirimit me kusht nga Gjykata e Durrësit për çështjen e inceneratorit të Elbasanit.

Kërkuesi Lefter Koka me datë 13.10.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit për Lefter Koka”, baza ligjore nenet 263/3 dhe 250 të K.Pr.Penale.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin nr. 656, datë 24.10.2025, vendosi: 1. Rrëzimin e kërkesës.

2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit Lefter Koka. 3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi. Tiranë, më datë 24.10.2025

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull