I akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, GJKKO rrëzon kërkesën e “Cinco-s”

1 Minuta Lexim

GJKKO rrëzon kërkesën e Ermir Ndreajt, i njohur ndryshe si “Cinco”, për t’u liruar nga burgu.

Ndreaj, i cili ndodhet pas hekurave që prej korrikut, kërkon ndryshim të masës për arsye shëndetësore. Aktualisht ai qëndron në spitalin e burgut.

Ermir Ndreaj, akuzohet për trafik droge, ndërsa dyshohet se ka kontrabanduar tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, duke përdorur kompani “fasadë” për trafikim.

“1. Kërkuesi Ermir Ndreaj me datë 11.08.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me
objekt: “Zëvendësim i masës së sigurimit”, baza ligjore neni 260/2 i K.Pr.Penale.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet
112 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 560, datë 13.10.2025, vendosi:
1. Rrëzimin e kërkesës të paraqitur nga personi nën hetim Ermir Ndreaj.
2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar brënda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat
nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull