Nga Irena Beqiraj-
Ligështia , të paktën siç e ndjej unë, është një ndjesi ku bashkohen përshtirosja edhe mëshira . Sinqerisht unë nuk di të të them nëse mbizorëton njëra apo tjetra, por sa herë flitet për pushtetarë të korruptuar ndjej pikërisht këtë përzjerje që e quaj “ligështi”.
Unë mendoj se ne njerëzit lindim sovranë. Ne jemi ambasadorë të vetë natyrës, dhe natyra është hyjnia e shprehur përmes jetës tonë. Çdo qenie njerëzore është një zgjatim i këtij rendi hyjnor. Ndaj të korruptohesh edhe të korruptojnë do të thotë pikërisht të harrosh sovranitetin me të cilin kemi lindur.
A është paraja, mirëqenia, lakmia , statusi, ambicja që i shtyn disa apo edhe më të shumtit drejt korrupsionit apo lëshimit të sovranitetit ?
Çdo ditë e më shumë po bindet se jo. Të korruptohesh do të thotë të ndihesh i pafuqishëm, të bëhesh i varur nga sistemet që shfrytëzojnë frikën dhe nevojën tënde për siguri , por jo vetëm. Shpesh njërëzit sidomos ata që duan me çdo kusht të enden korridoreve të pushtetit kanë një ide shumë të shtrembëruar se çfarë është në të vërtetë pushteti apo autoriteti edhe mbi këtë shtrembërim kanë ngritur besimin e gabuar se pushteti dhe autoriteti ekzistojnë edhe mund të sigurohen vetëm përmes parasë .
Ky iluzion nuk zhvillohet nga hiçi edhe nuk shfaqet kur je në pushtet. Fara e tij mbillet që në moshë të hershme. Njerzit të cilët që në fëmijëri mbijetojnë duke të toleruar dhe normalizuar abuzimin ; perceptojnë se mbijetesa varet nga nënshtrimi; apo që krijojnë bindjen se kush zotëron burimet ka të drejtë të kontrollojnë edhe sundojë të tjerët e kanë shumë të thjeshtë ta shkëmbejnë sovranitetin me para.
Paraja për ta konsiderohet përendia përfundimtare, pasi nëpërmjet saj jo vetëm arrijnë sigurinë personale, por e konsiderojnë atë si të vetmin mekanizëm të vlefshëm për kontrolluar edhe mbizotëruar.
Qasja bëhet i qartë : për të mbijetuar edhe të dalë mbi të tjerët si fillim duhet të nënshtrohesh. Kultura e nënshtrimit bëhet e pandashme nga kultura e abuzimit me pushtetit , madje herë njëra e herë tjetra bëhen parakushte për suksesin. Mbijetesa edhe më pas suksesi kërkojnë të paguash me sovranitetin; madje skeletet në dollap të detyrojnë të vendosësh në shitje edhe shpirtin .
Madje duhet të mohosh me dashje një të vërtetë të vjetër sa vetë njërëzimi se pasuria, statusi, titujt , pozicioni janë shprehje të pushtetit por jo vetë pushteti.
Korrupsioni është një proces, dhe që në origjinë e fjalës nënkupton një ndryshim gjendjeje për shkak të kalbjes.
I studiuar në nivel makro ai konsiderohet si pengesa e zhvilllimin ekonomik edhe shoqëror të një kombi , pasi zyra publike trajtohet si pronë private.
Por i parë në nivel individi ai është proçesi i zhvillimit dhe suksesit të papjekurisë emocionale morale dhe shpirtërore.
Ai krijon identitete pa thelb të cilat herët a vonë i ofrohen shoqërisë së vjedhur si kuti bosh që kjo e fundit të vjellë gjithë frustimet e saj.
Rezultatet e korrupsionit më indinjojnë , natyra e tij më ligështon

