Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj është shprehur kundër Reformës Zgjedhore ditën e sotme në Kuvend. Gjatë fjalës së Kuvend, Shehaj ka deklaruar se kjo reformë ka për qëllim vrasjen e partive të reja. Shehaj në fund të fjalës ka akuzuar dy partitë kryesore, që po tentojnë të vjedhin së bashku.
“Reforma Zgjedhore ka qëllim të vrasë partitë e reja, të vrasë alternativat në këtë vend, të vrasë demokracinë. Nuk e kuptoj se si mazhoranca dhe opozita bëhen bashkë dhe fshehurazi ngrenë një komision pa përfshirë partitë e reja.
Keni vetëm një qëllim, që pasi keni vjedhur bashkë për 35 vite të vazhdoni të vidhni së bashku, kjo po ndodh dhe këtë do bëni, ky do jetë rezultati i këtij komisioni të turpshëm, bini dakord bashkë për të vjedhur bashkë, me këtë komision këtë do bëni”, tha Shehaj.

