Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Krimi Ekonomik, kanë kryer kontrolle në pikën e grumbullimit në Divjakë.
Kjo pasi Kroacioa bllokoi një ngarkesë me speca djegës nga Shqipëria, pasi rezultoi se perimet kishin pesticide të ndaluara.
Mësohet se ngarkesa prej 8216 kilogramë spec djegës është marrë nga zona e Mollasit dhe Shqipëriatë Elbasanit.
Në njoftimin mbi rastin thuhet se në specat djegës nga Shqipëria janë identifikuar 3 lloje pesticidesh mbi normë, Flonicamidit, Chlorfenapyr dhe Tebufenpyrad, ndaj është dhënë alarmi, dhe ngarkesa është bllokuar për t’u asgjësuar.