Kryetarja e KLP-se kerkon ndihmes per mendime per Kodin e ri Penal

3 Minuta Lexim
Nga Ylli Manjani-
Zonja Mirela Bogdani, kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kur e kanë pyetur në Komisionin e Ligjeve në Parlament “a keni ju një mendim për projektkodin e ri penal?”,ka thënë se:
“Nuk kemi personel ndihmës që të na përgatisë komente për kodin e ri…”.
***
Sinqerisht nuk e kuptoj fare, po fare fare llogjikën e përgjigjes.
Tani, zonja kërkon ndihmës të punësuar në administradën e KLP që të përgatisin mendime për projekt kodin penal?!
Seriozisht?!
Po nëse këtë punë do ja bëjnë të punësuarit që ajo kërkon, për çfarë na duhet Ajo dhe KLP?!
Po të jetë kështu puna, pyesin direkt ata që do punësohen aty që ta japin mendimin, pa qenë nevoja për firmën e zonjës Bogdani.
Si mund të kërkosh personel për dhënie mendimesh, që të kërkohen ty si individ apo si bashkësi individësh në përbërje të KLP-së?!
Sepse në fakt ajo dhe KLP, që përbëhet nga prokurorë dhe juristë, është pyetur nëse kanë një mendim të tyrin profesional për një kod të ri, e jo si institucion. Se KLP nuk e ka detyrë të japë opinione për projekt ligje.
Çdo jurist, ca më shumë kur je pjesë sistemit, e ka një mendim për një projekt ligj. Sipas llogjikës së zonjës ne që e kemi një mendim duhet të kërkojmë personel që ta japim?!
Kaq blu e ka gjakun zonja që edhe mendimet e veta i jep me personel?!
Ça bëhet kështu mor aman, se spo dimë nga ta kapim llogjikën!?
Po ska faj zonja jo, kanë faj ata që ngrejnë në nivel kaq të lartë institucional forume që duhet ishin thjesht konsultative te zyra e Prokurorit të Përgjithshëm. I kanë emëruar me Kushtetutë e me salltanete. Marrin paga e privilegje në nivel kushtetues dhe kërkojnë personel për të menduar si profesionistë!!! Posi, posi.
Your Royal Highness!
Mirë e ka, fundja!
Le ta shohin vetë ata që e bënë këtë shpikjen që KLP e bënë organ kushtetues, me përbërje, me kohë e rrogë të plotë…
Ta gëzojnë mrekullinë dhe, urgjent ti japin edhe buxhet e personel se nuk mendon dot zonja pa to!!!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull