Kur mendoj per Tiranen…

2 Minuta Lexim

Nga Tan XHAMA-

Është një moment i veçantë për ne, qytetarët e këtij vendi — të Shqipërisë dhe të Tiranës, metropolit tonë.
Pas kaq shumë vitesh tranzicioni demokratik, ndoshta është koha të ndalemi për një çast dhe të reflektojmë.
Të mendojmë për gjithë ato ndryshime që kanë ndodhur në jetën tonë — në ekonominë, kulturën dhe shoqërinë shqiptare; për rritjen e diversitetit në qytetet dhe fshatrat tona; për mënyrën se si kemi ndryshuar ne vetë.

Ky reflektim duhet, para së gjithash, të na çojë drejt një pyetjeje të thjeshtë, por të thellë:
A jemi ende po aq të lidhur me këtë vend, me historinë dhe shpirtin e këtij populli, si dikur?
A e mbajmë ende gjallë atë frymë patriotike dhe atë dashuri për atdheun që dikur na bashkonte?

Kur mendoj për Tiranën — një qytet që ka nevojë për qytetarë që e duan vërtet këtë vend, që duan ta shndërrojnë dashurinë për të në vepra konkrete — besoj se është koha për një frymë të re.
Një frymë ku të gjithë, bashkë, të kërkojmë një të tashme dhe një të ardhme më të mirë, më të lumtur për fëmijët tanë.

Për këtë arsye, unë ndjej nevojën të bëj një thirrje të sinqertë:
T’i besojmë drejtimin e qytetit tonë një qytetareje të denjë, bijë e Tiranës dhe trashëgimtare e familjeve më të mira të saj; një gruaje të mençur, të përkushtuar dhe me dashuri për njerëzit.

Kjo është një ftesë për bashkëpunim dhe shpresë — një ftesë për të gjithë që besojnë në Ogertën, gruan e urtë dhe të dashur, kryebashkiaken e ardhshme të Tiranës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull