…Kur vjeshta trokiste në ato vite të zjarrta…

2 Minuta Lexim
Nga Tan XHAMA
Kur vjeshta trokiste në ato vite të zjarrta, emocionet gjenin gjithnjë një çast çekuilibri në zonën e Tiranës së Re. Shumë djem e vajza të “Petro Ninit” vërshonim drejt sheshit që sot quhet Sheshi Wilson, me gjallërinë dhe hijeshinë e rinisë sonë.
Çdo kujtim i asaj kohe ka ngjyrat e veta, por ajo – ajo vajzë – mbetet e veçantë. E veshur me finesë, me xhinse që binin në sy, një xhaketë të hijshme në stil francez dhe syze që i jepnin një ajër të menduar, ajo tërhiqte vështrimet e shumë djemve të Tiranës. Por për fat të mirë, krenaria e saj ishte një mburojë e hijshme: ajo nuk humbiste në stacione të përkohshme. Vështrimi i saj fliste për horizonte të largëta…
Pas viteve ’90-te ajo u largua në një botë akademike, ku studimi dhe kërkimi shkencor u bënë rruga e jetës së saj. Universitetet më prestigjioze të botës do të njihnin një shqiptare me pasion dhe intelekt të rrallë. Por për ne – admiruesit e dikurshëm – ajo mbeti përherë ajo vajza e “Petro Ninit”, me hijeshinë, finesën dhe ëndrrën e pastër të rinisë sonë.
Sot, kur mësova se ajo është emëruar Ministre e Shëndetësisë, ndjeva të njëjtin emocion që ndjen dikush kur shikon një ëndërr të rinisë të marrë formë.
Ajo është bërë simbol i trashëgimisë së saj familjare, i inteligjencës femërore dhe i personalitetit të madh intelektual që mban emrin Evisi. Per me tej, jeta eshte prove, dua te besoj se do mbetet Ajo!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull