Lajmi për thirrjen e Ballukut në SPAK, Rama: Drejtësia ka punën e vet, nuk e komentoj

1 Minuta Lexim

Zv.kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, sipas burimeve jozyrtare do të thirret nga SPAK.

Ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht nga SPAK se përse është thirrur Balluku nga prokurori Dritan Premçi, ndërsa sot ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Gjatë vizitës në Berlin, i pyetur nga Deutsche Welle, Rama u përgjigj se “drejtësia ka punën e vet”.

“Nuk kam asnjë koment për asnjë rast. Siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politike dhe e mediave që i shërbejnë politikës”-ishte përgjigja e kryeministrit Edi Rama.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull