Me armën poshtë jastëkut! Momenti i arrestimit të shumëkërkuarit Aldo Avdyli, i akuzuar për vrasje

1 Minuta Lexim

Ky është momenti kur RENA mësyn në apartamentin ku ishte fshehur nipi i Astrit Avdylajt, Aldo Avdylaj. Siç shihet edhe në këto pamje, ai dallohet i shtrirë në tokë dhe me pranga në duar.

Gjatë kontrolleve në apartamentin në afërsi të “Liqenit të Thatë” në kryeqytet, ku fshihej Aldo Avdylaj, u gjet edhe një armë poshtë jastëkut.

Arma e gjetur në shtratin e Avdylajt është sekuestruar bashkë me municion luftarak. Avdulaj akuzohet si pjesë e grupit që morën pjesën në ekzekutimin e Edmir Bregut në Durrës.

Ky shtetas akuzohet nga GjKKO-ja, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull