Nipi i Halim Kosovës: Daja më tha të mos kandidoj për Bashkinë e Tiranës

1 Minuta Lexim

I shumëpërfoluri si kandidat i PD për Bashkinë Tiranë, Florian Haçkaj, ka treguar se çfarë këshille ka marrë nga daja i tij, Halim Kosova.

Florian Haçka tha për emisionin “Top Story” se Halim Kosova, i ka thënë që të mos merret me këtë punë.

Haçkaj: Nuk kam ndaluar ndonjëherë së qenuri pjesëmarrës, përveçse kur u shkëputa kur më lindi vajza. Realizuam votën e diasporës. 5 vite të dedikuara kësaj çështje kam pasur shumë kosto në familjen time.

Të qendurit qytetar aktiv dhe duke ngritur zërin ndaj padrejtësive, nuk e kam ndaluar asnjëherë dhe as nuk do e ndaloj. Mbase këto u kanë bërë përshtypje atyre që më kanë propozuar dhe më kanë pyetur do ishe dakord. Jam gjithmonë dakord të angazhohem për vendin.

Grida Duma: Halim Kosova çfarë të ka sugjeruar, të hysh në garë ose jo në këto situata?

Haçkaj: Dajën tim e kam shembull në jetë dhe mentorin më të madh. E njeh shumë mirë terrenin në Shqipëri dhe partitë nga brenda. Ka besuar në idealizmin tim, më ka mbështetur për votën e diasporës. Për momentin e them hapur më këshillon të mos merrem fare me këtë punë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull