“Nuk mendoj për të ardhmen time”, Silvinjo tregon pse nuk i ftoi Mehmetin dhe Muçin

1 Minuta Lexim

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, sqaroi në konferencë për shtyp, zgjedhjet e bëra në listën me 25 lojtarë para duelit me Serbinë.

Tekniku kuqezi u shpreh se Ernest Muçi dhe Anis Mehmeti, nuk janë ftuar sepse ka trafik në krahun e majtë të sulmit dhe nuk dëshironte një listë me më shumë se 25 lojtarë.

Ndeshjen me Serbinë, Silvinjo e konsideroi si shume të rëndësishme, ndërsa theksoi se nuk e mendon të ardhmen e tij.

“Mehmetin e kam takuar, por kemi disa lojtarë që luajnë në atë pozicion. Me ekipin e tij luan në krahun e majtë. Ka qenë në fillim i grumbulluar. Nuk kam asgjë kundër tij. Është lojtar i mirë.

Muçi ka nisur një rrugëtim të ri tani. Kemi pak trafik në krahun e majtë. Nuk dua të shkoj me 27-28 lojtarë në Serbi. Gripshin e kemi ndjekur prej kohësh dhe më pëlqen shumë.

Ndeshja me Serbinë vendos të ardhmen e Silvinjos? Ne do të jemi të përqendruar te Serbia. Nuk është momenti i duhur për të menduar për të ardhmen. Nuk duam të harxhojmë energji me detaje të tjera. Ndeshja me Serbinë është shumë e rëndësishme”, u shpreh trajneri i Shqiperise.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull