“Nuk mund të jetë burgu zgjidhja e vetme e problemeve”, Çela: Kodi Penal aktual është mjaftueshëm i ashpër

1 Minuta Lexim

Kryeprokurori, Olsian Çela, theksoi se Kodi aktual Penal në Republikën e Shqipërisë është mjaftueshëm i ashpër.

Ai shtoi se burgu nuk mund të jetë zgjidhje e problemeve të një shoqërie.

“Është një çështje mjaft komplekse. Unë vazhdimisht e kam theksuar që Kodi që kemi është mjaftueshëm i ashpër. Dhe madje edhe disa nga propozimet që ne na është dashur të japim dhe opinionin tonë në lidhje me dispozitat. Jemi shprehur.

Pra nuk shikoj nevojën pse është domosdoshme. Nuk mund të jetë burgu zgjidhja e vetme e problemeve të shoqërisë.

Në momentin që kemi shkuar vetëm tek zgjidhja e ashpërsimit të dënimeve me burgim. Jemi duke ecur në drejtim të kundërt me atë që është parimi i humanizmit. Dhe Be është që i bën bashkë ato vlera dhe ne duhet të shkojmë atje. Unë nuk mendoj që është qasja e duhur.”, tha Çela.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull