“Pa pagesë”/ Shqiptarët, nesër drejt Tiranës për protestën e UÇK-së, merret vendimi për kalimin në “Rrugën e Kombit”

1 Minuta Lexim

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku njofton se nesër dhe pasnesër, përkatësisht në datat 17 dhe 18 Tetor, kalimi në “Rrugën e Kombit” do të jetë pa pagesë. Ky vendim është marrë për protestën që do të zhvillohet nesër në kryeqytetin e Shqipërisë.

“Rruga e Kombit pa pagesë në datë 17 Tetor. “Lira ka emër – Drejtësi për çlirimtarët”, bashkohemi në Tiranë për drejtësi, dinjitet dhe të vërtetën e luftës çlirimtare të Kosovës”, njofton Balluku.

Ndërkohë, jo vetëm ardhja e veteranëve dhe shqiptarëve të trevave do te jetë falas, por edhe kthimi, për të gjithë ata që duan që në datë 18 Tetor të kthehen pas, në Kosovë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe në Luginë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull