Përcaktimi do të bëhet nga koalicioni/ A po mundohet Berisha dhe PD t’ia faturojë humbjen e Tiranës partive dhe kandidatëve të tjerë?

1 Minuta Lexim

Sali Berisha u shpreh sot se PD deri më tani ka 12-13 kandidatë për garën e Bashkisë së Tiranës.

“Deri më tani PD ka 12-13 kandidatë. Ne shpallëm një parim që mundësisht të hapemi dhe mirëpresim kandidatura të pavarura nga qytetarët… partitë. Po të shkoni në zgjedhjet e 2023, e keni dhe aty nuk është e re kjo. Se kush do jetë kandidati do të përcaktohet nga koalicioni, normal dhe unë kam zërin tim”, u shpreh, mes të tjerash, ai.

Ditët e fundit ka pasur një përpjeke të Berishës, Partisë Demokratike dhe mbrojtësve të tij mediatic për t’ia lënë ‘topin’ në dorë aleatëve dhe shoqërisë civile, edhe pse dihet që në fund do të jetë Berisha ai që do të përcaktojë se kush do të jetë kandidati i opozitës në përballjen e kryeqytetit.

Me sa duket, e gjithë kjo skemë është përzgjedhur që pas humbjes të mos mbahet asnjë përgjegjësi për rezultatin.

Kujtojmë që PD ende nuk ka një diskutim për rezultatin e 11 Majit, kështu që një katastroftë tjetër vetëm se do ta thellonte gjendjen e rënduar në të cilën ndodhen strukturat e saj./nl/TemA

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull