Prej 17 ditësh në reanimacion, si paraqitet gjendja shëndetësore e Fatos Nanos?

1 Minuta Lexim

Prej 17 ditësh, ish-kryeministri socialist Fatos Nano ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë në gjendje të rënduar shëndetësore, pas një arresti kardiorespirator.

Sipas informacioneve për Report TV këtë të premte, bëhet me dije se ish-kryeministri nuk ka asnjë përmirësim dhe as përkeqësim të gjendjes së tij.

Fatos Nano, 73 vjeç është themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Ai ishte njeriu që bëri të mundur transformimin e ish Partisë së punës që vinte nga trashëgimia komuniste, në një forcë që i rezistoi pluralizmit politik, si një aktore me peshë në skenën shqiptare.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull