Provat e reja në SPAK? Kryemadhi sulmon Dumanin: Bëhet për të mbajtur Metën në burg, mua dhe familjen time nën presion

1 Minuta Lexim

Teksa sot ishte parashikuar që të mbahej seanca paraprake për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, gjyqi është shtyrë. Shkak është bërë mungesa e avokatit mbrojtës të Kryemadhit.

Ndërkohë, ish-deputetja Monika Kryemadhi, në një deklaratë për mediat jashtë ambjenteve të SPAK hodhi akuza teksa tha se SPAK vazhdon të shantazojë Ilir Metën dhe familjen e saj me hetimet që po vazhdon edhe pse dosjen e ka kaluar për gjykim. Ajo shënjestroi Altin Dumanin duke e cilësuar si ushtar të Yuri Kim, ish ambasadores së SHBA.

“Vazhdon hetimi, nëse dosja hetimore do të ishte mbyllur në 27 korrik, Prokuroria vazhdon e heton, thërret dëshmitarë dhe hetimi për Metën, Kryemadhin, mamanë time etj vazhdon. Dmth se jemi në hetim paraprak dhe arsyeja për të cilën është hetuar në mënyrë të tillë është për të mbajtur Metën në burg, mua dhe familjarët nën presion. Ata që duan ta bëjnë janë ushtarë të bindur të Yuri Kim, edhe pse është në largim e sipër.”, tha Kryemadhi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull