Samiti i Procesit të Berlinit, Rama pritet nga Mbreti Charles III në Londër

1 Minuta Lexim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është mirëpritur nga Mbreti Charles III në Londër, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, ku marrin pjesë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

– Advertisement –

Në foton e publikuar nga ceremonia, shihet momenti kur Rama i shtrin dorën Mbretit Charles, në prani të kryeministrit britanik Keir Starmer dhe liderëve të tjerë rajonalë.

Mbretëria e Bashkuar mirëpret këtë vit samitin vjetor të Procesit të Berlinit, me fokus te temat kyçe si emigracioni, siguria dhe zhvillimi ekonomik në rajon.

Shqipëria përfaqësohet nga Kryeministri Rama, i cili gjatë ditës së martë, më 21 tetor, mori pjesë në disa tryeza dhe forume, ku diskutoi mbi integrimin evropian, bashkëpunimin rajonal dhe çështjet gjeopolitike në kontinent.

Takimi i këtij viti mbledh në një tryezë të përbashkët liderët e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe përfaqësues të vendeve kryesore të BE-së, përfshirë Gjermaninë dhe Francën.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull