Florian Binaj, moderatori i emisionit “Piranjat” në televizionin e familjes Berisha, i mbështetur nga Sali Berisha si kandidat i pavarur për zgjedhjet në Tiranë, duket se nuk perceptohet si i tillë nga qytetarët.
Sipas sondazhit më të fundit të ABC News, 84.7% e të pyeturve mendojnë se Binaj është de fakto kandidati i Berishës, ndërsa vetëm 15.3% besojnë se ai është i pavarur.
Edhe mes votuesve të opozitës, mendimet janë të ndara. Gjysma e tyre, 50%, thonë se do të votonin për Binajn përballë Ogerta Manastirliut, ndërsa 50% e tjerë nuk do e preferonin atë. Këta të fundit ndahen mes 11.1% që do mbështesnin Arlind Qorin dhe 38.9% që do donin një kandidat tjetër nga opozita.