Vepra arti “te burgosura ne shtate penxhere pa gjyq”

4 Minuta Lexim
Nga Stefan Arseni-
Gjysem shekulli me pare, me 16 shtator 1974, ne prani te dhjetra e dhjetra qytetareve e artisteve gjirokastrite e me gjere, u perurua galeria e arteve te qytetit me emrin “Gjin Zenebishi”. Ne fjalen e rastit, pergjegjesi i saj, muzeologu dhe historiani i njohur Lefter Dilo midis te tjerash tha:
“Kjo galeri perben nje rruge te gjate pikture ne Gjirokaster. Krijuesve u lind si detyre te krijojne vazhdimisht vepra te reja, per pasurimin me tej te kesaj galerie, si aset i çmuar per qytetin, sepse Gjirokastra, qyteti yne i dashur mbetet nje studio e madhe me hapesire te jashtezakonshme per te eksploruar pasurite qe mbart dhe eshte mjaft frymezuese per artistet.”
Eshte pikerisht ky frymezim, qe terheq vemendjen e piktorit dhe poetit te shquar anglez Eduart Lir, qe ne viziten e tij ne Gjirokaster ne shekullin e 19-te, i la qytetit si trashegimi dy grafika simbol, nje per keshtjellen dhe nje per akuaduktin ajror ne lagjen Dunavat.
Galeria e sapokrijuar ne fillim pati 55 vepra te gjinive te ndryshme si ne pikture, skulpture, grafike, pllakat, qendisje etj. Pjesa me e madhe ishin krijimtari e autoreve te vendit, por dhe nga rrethet e tjera. Ajo u hap mbi bazen e autoreve me te vjeter dhe me emer, me vepra magjike te vitete ’30, si Vasil Pjetri, Theodhos Jusi, Sofia Papadhimitri, veprat e motrave Zengo, Vasil Talo, Andromaqi Andoni, Lumturi Dhrami, Jorgo Niko, Duro Guri etj, duke vazhduar dhe me serine e autoreve te tjere, sepse me kalimin e viteve, pas çdo ekspozite pushteti vendor me fondet e planifikuara mbi bazen e nje komisioni blente pune te reja, derisa numri i puneve arriti shifren 464, ku nje plejade e tere artistesh gjirokastrite dhe jo vetem, kane veprat e tyre aty, gje qe do ta kishin zili qytete te tjera si Vlora, Fieri etj.
Tematika e larmishme e veprave te disa periudhave historike, ishte nje monument i vlerave historike te popullit dhe e bente ate nje institucion te paperseritur dhe shume te çmuar.
Pas vitit te mbrapshte ’97, edhe galeria pati fatin e institucioneve te tjera. Disa humben, disa u demtuan, nuk dihet se sa, por te tjerat kane vite “te burgosura” ne kala, lene ne meshiren e fatit, ku lageshtia dhe agjentet atmosferike bejne punen e vet, nderkohe qe autoret kane kohe qe kerkojne me insistim qe punet e tyre ti shohin te ekspozuara.
Sot, kur qyteti eshte kthyer ne nje destinacion te rendesishem turistik, kjo trashegimi e vyer do ta krenonte Gjirokastren, si qytet ne UNESCO. Galeria e arteve eshte nje nga asetet e pakta, qe po te dish ta vleresosh dhe ta perdoresh si duhet, nxjerr shume te ardhura per qytetin. Por sot Gjirokastra, qyteti i mendjes dhe kultures, eshte pa galeri arti dhe duke mohuar kete trashegimi shpirterore, ke mohuar dhe ekzistencen e saj.
Nje trashegimi ne rrezik!!
A do ti rikthehet galeria qytetit? Kjo mbetet per tu ripare.
Faleminderit per mirekuptimin!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull