Nga mediat rajonale se pari, dhe se fundi edhe nga shume online europiane, bëhet e ditur se ndërsa zhvillohet Kongresi i partive socialiste dhe demokrate europiane në Amsterdam, Vetëvendosja e Albin Kurtit është pranuar si anëtare e asociuar e PSE.
Deri më sot, Vetëvendosje ka qenë anëtare vëzhguese e familjes së Partive Socialiste Europiane. Gjatë ditës së sotme, në Kongresin e Amsterdamit ku marrin pjesë delegacione nga të gjitha partitë socialiste dhe demokrate të vendeve të BE dhe atyre kandidatë për anëtarësim në këtë bashkësi, është votuar edhe për pranimin e Vetëvendosjes si anëtare e asociuar në PSE, duke shenuar statusin me te larte te nje partie ne nje familje politike te tille, para se vendi se ciles i perket te behet anetar i BE.
Kryeministri ne detyre i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë si Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kongresin e Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë, se bashku me Sekretarin Organizativ Alim Ram dhe anetaren e kryesise Tinka Kurti. Ne fjalen e mbajtur ne kongres te eurosocialisteve, zoti Kurti deklaroi se i bashkangjitet PES me kërkesat e këtij kongresi për “më shumë Evropë, më shumë demokraci, më shumë drejtësi”.
Prej sot PS e Edi Ramës dhe VV e Albin Kurtit mund të quhen zyrtarisht parti simotra, pjesëtare të së njëjtës familje politike të grupimit të këtyre partive në kontinentin europian.