Von der Leyen: Shqipëria, në rrugën e duhur drejt BE-së! Gati t’ju mbështesim në çdo hap

1 Minuta Lexim

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nisi turneun e saj në Ballkanin Perëndimor, duke bërë ndalesën e parë në Tiranë.

Në një postim në platformën X (ish-Twitter), Von der Leyen shkruan se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian, duke shënuar një përshpejtim rekord në tre vitet e fundit.

“Jam e lumtur që po e filloj turneun tim vjetor në Ballkanin Perëndimor në Tiranë. Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së. Me një përshpejtim rekord në tre vitet e fundit. Ne jemi gati t’ju mbështesim në çdo hap të rrugës.”, shkruan Von der Leyen.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull