Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të udhëtojë sot për në Suedi, ku të dy vendet do të lidhin një marrëveshje për “eksportin” e armëve, njoftoi qeveria suedeze të martën.
Zelensky dhe kryeministri suedez Ulf Kristersson do të takohen në qytetin Linköping, selinë e grupit Saab që prodhon avionin luftarak Gripen.
Pas bisedimeve, të dy udhëheqësit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp për të njoftuar rezultatet e marrëveshjes në fushën e eksporteve të mbrojtjes.