“Bëri deklarata fyese ndaj ambasadorit të BE”, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga punimet e Kuvendit

1 Minuta Lexim

Partia Socialiste kërkon ndëshkimin e Sali Berishës për sulmet e një dite më parë ndaj ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato, lidhur me ligjin për barazinë gjinore.

Në kërkesën drejtuar Komisionit të Etikës, socialistët kërkojnë që Berisha të përjashtohet 10, 30 apo deri në 60 ditë nga punimet e Kuvendit.

PS argumenton se deklaratat publike të Berishës një ditë më parë ishin fyese, denigruese dhe diskriminuese ndaj diplomatit evropian, duke cenuar jo vetëm dinjitetin personal të tij por edhe imazhin e institucionit të Kuvendit.

“Kërkojmë marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Sali Berisha, sipas parashikimeve të nenit 65/1, *Perjashtim nga pjesëmarrja ne komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë, 30 ditë ose 60 ditë.”, thuhet ndër të tjera në kërkesë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull