Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas paraqitjes së tij në SPAK ka mbajtur fjalën e tij para mediave.
Berisha ka zbuluar shënimin që i ka lënë kreut të SPAK, Altin Dumani.
“Para largimit i lash këtë shënim, Altin Troplinit, armikut të egër të votës së lirë të shqiptarëve, amnistuesit të krimit monstruoz elektoral të Ramaduros dhe narkoqeveritarëve të tjerë. Për të gjithë këto për lidhjet e tij me Troplinin, për milionat e marra nga Kreshniku i Manzës, ai do të përgjigjet para ligjit.
Miqtë e mi kjo është platforma ku para shqiptarëve, paraqiten fakte dhe të vërteta që provojnë se çfarë llumi njerëzor, se çfarë dhunuesish monstruoz të ligjeve dhe Kushtetutës ka grumbulluar reforma e Sorosit në institucionet e drejtësisë”, tha Berisha

