Dubai ka zyrtarisht hotelin më të lartë në botë. Ciel Dubai Marina, pjesë e Vignette Collection nga IHG, ka hapur dyert duke vendosur një rekord të ri global me 377 metra lartësi, 82 kate dhe 1,004 dhoma e suita luksoze.
Ndërtuar në stil “needle-shaped”, struktura e re ikonike dominon horizontin e Dubai Marina dhe sjell një përvojë që e çon luksin në një nivel krejt tjetër.
Një rekord i ri në turizmin e Dubait
Sipas raportimeve, Dubai është në kulmin e një boomi turistik me 18.7 milion vizitorë ndërkombëtarë vitin e kaluar, një rritje prej 9% krahasuar me 2023. Investimet e huaja në këtë sektor kanë arritur mbi 2 miliardë dollarë vetëm në vitin 2024, dhe Ciel Dubai Marina është shembulli më i qartë i këtij ekspansioni të jashtëzakonshëm.
“Ky hotel është një vepër vizionare që ripërcakton inovacionin dhe luksin në çdo nivel,” tha Heinrich Morio, drejtori i përgjithshëm i hotelit, duke theksuar rolin e Dubait si qendër globale e turizmit dhe biznesit.
Pamje marramendëse dhe pishinë në katin e 76-të
Të gjitha dhomat kanë dritare nga dyshemeja në tavan, duke ofruar panorama spektakolare të Palm Jumeirah, skyline-it të Dubait dhe Gjirit Arabik.
Një nga pikat më të veçanta:
Një pishinë infinity e hapur në katin e 76-të, një nga më të lartat në botë, e orientuar drejt oqeanit.
Në majë të kullës ndodhet edhe një terracë observimi, e cila u jep vizitorëve mundësinë të shohin horizontin e Dubait nga një lartësi mbresëlënëse.
Arkitektët e NORR Group thonë se projekti i është përgjigjur sfidave të shumta të qëndrueshmërisë dhe eficiencës së burimeve, përfshirë përdorimin e analizave aerodinamike dhe modelimeve të erës në fazat e hershme të dizajnit.
8 restorante, palestra 24-orëshe dhe beach club ekskluziv
Hoteli përmban 8 destinacione kulinare, nga kuzhina mesdhetare te ajo aziatike


