Nga Koço Danaj-
Çfarë pamë sot në ceremoninë e varrimit të Fatos Nanos?
Pamë një fjalim të rrallë të kryeministrit Rama për veprën e tij. Pamë një hipokrizi të dhjetra kuadrove të PS-se ndaj tij.
Pamë një hipokrizi të disa drejtuesve të opozitës ndaj tij.
Pamë një respekt dhe mirënjohje të socialistëve të thjeshtë ndaj tij. Pamë një “besnikëri” të neveritshme disa drejtuesve socialistë ndaj tij.
Nuk po e zgjas, akoma, po ua lë studiuesve ta analizojnë. Por ajo që është më kryesorja është:
1-Analiza brilante e kryeministrit Rama.
2-Respekti i mijera socialistëve por edhe shqiptarëve të tjerë brënda dhe jashtë Shqipërisë ndaj Fatos Nanos.
3-Vlerësimi se Fatos Nano ishte dhe mbeti më i riu udhëheqës ne Europë midis të mëdhenjve dhe iku duke qënë më i madhi udheheqës në Europë midis të rinjve.
Prandaj: Lamtumirë Fatos Nano! Lamtumirë “Danton”!
Prandaj na la një drejtues me emrin Edi Rama për të na çuar në familjen europiane.
Prandaj: Lamtumirë Fatos!
Kalofsh mirë Danton!
Porositë i kini në duar të sigurta tek i madhi i të mëdhenjve Mirabo!!!???

