Çmimi “Mbretëresha Teuta 2025” per Presidentin Mesić, Ministrisë së Arsimit, Qytetit të Zagrebit, dramaturges së HNK-së Sanja Ivic dhe Nurije Avdiu -mësueses së parë të shqipes në Kroaci

2 Minuta Lexim

Çmimi “Mbretëresha Teuta 2025” iu dha: Stjepan Mesić, Ministrisë së Arsimit, Qytetit të Zagrebit, dramaturges së HNK-së Sanja Ivic dhe Nurije Avdiu -mësueses së parë të gjuhës shqipe në Kroaci.

Ditët e Teutës 2025 – Kartolina e falënderimeve dhe përmbledhja zyrtare Ditët e Teutës 2025, të dedikuara humanistes së madhe Edith Durham, u festuan në një atmosferë madhështore në Shtëpinë e Gazetarëve në Zagreb, me rastin e 35-vjetorit të themelimit të Shoqatës “Mbretëresha Teuta” dhe 20-vjetorit të regjistrimit të saj zyrtar. Në ceremoni morën pjesë shumë të ftuar të nderuar – përfaqësues të ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës, ndër ta ambasadorja e Shqipërisë Donika Hoxha, ish-kryeministrja e Kroacisë Jadranka Kosor, politikanet Mirana Paliković Gruden dhe Gordana Sobol, shkrimtarja Ana Perajica dhe shumë personalitete të tjera të shquara. Ekspozita u organizua nga artistët Albulena Bilalli, Korab Morina dhe Dorian Koçi, ndërsa mbrëmjen e pasuruan me kumtesat e tyre për Edith Drham dhe kontributin e saj në çeshtjen shqiptare: Arnand Plaka, Alketa Gashi Fazliu dhe Andrea Feldman. Programin e drejtuan zonja Oreb dhe Alketa Gashi, ndërsa u plotësua nga performancat prekëse të grupit valltar “Illyria”, i cili ia dedikoi shfaqjet Mbretëreshës Teuta, Nënë Terezës dhe Edith Durham-it. Skenari, regjia dhe

koreografia mbanin firmën e Shenida Bilallit, ndërsa një përvojë të veçantë e shtoi Robert Kurbaša, rrëfimtari romak dhe aktori i njohur kroat. Çmimi “Mbretëresha Teuta 2025” iu dha: Stjepan Mesić, Ministrisë së Arsimit, Qytetit të Zagrebit, dramaturgut të HNK-së si dhe Nurije Avdiu mësueses së parë të gjuhës shqipe në Kroaci. Ne falënderojmë sinqerisht të gjitha Teutat tona që e bënë të mundur këtë ngjarje të mrekullueshme me dashuri, përkushtim dhe bashkim! Energjia dhe angazhimi juaj i kthyen Ditët e Teutës 2025 në mbrëmje krenarie, arti dhe miqësie mes popullit kroat dhe atij shqiptar.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull