Procesi ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij i nisur në dhjetor të vitit 2018 në Apel, ka pasur një zvarritje të gjatë, ku ishin shtyrë mbi 40 seanca.
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Krimet e Rënda në 2018-ën. Një javë para se të shpallej ky vendim, konkretisht seanca e datës 24 nëntor 2021, në Apelin e Posaçëm për Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqen, Endrit Zelën dhe Blerim Shullazin u shoqërua me debate.
Prokurori Altin Dumani: Pjesë nga procesverbali i datës 07.04.2021, kur pjesë e trupit gjykues u bë kryesuesja, Miljana Muça. (citon) Pjesë nga fjala e të pandehurit Gilmando Dani në seancë: “Mos e bllokoni këtë proces, se ne nuk bëjmë gjyq me ju dhe për këtë arsye e kemi shtyrë gjyqin, kur ishte ajo zonja e nderuar tjetër që kishte dy vjet. Prandaj mos qëndro kot. Jep dorëheqjen”. Pjesë nga procesverbali i datës 29.09.2021, citoj siç është shkruar në seancë: “Tek kjo gjykatë, te ky procesi jonë, po shkelet ligji me të shtata këmbët dhe s’ka si mund të vazhdojë ky proces. Dihet pse po vonohet procesi. O zonjë, ikni ju të dyja, na gjeni dy gjyqtarë që të mos kenë lidhje me çështjen dhe të bëjmë gjyqin nesër”. Edhe pak kalon nëntori i 2021, edhe 3 vjet gjykimi në shkallë të parë, akoma s’është çelur shqyrtimi gjyqësor. Nuk është shtyrë asnjë seancë për mungesë të prokurorëve. S’është shtyrë… Në vijimësi, marrë në konsideratë edhe dinamikën e këtij procesi, unë arrij në këtë vlerësim. Që ky gjykim, qëllimisht nga i pandehuri, zvarritet.
Emiljano Shullazi: Po pse ne duam të rrimë në burg sipas teje!? (ndërhyn gjyqtarja e paralajmëron njësoj si avokatin).
Prokurori Altin Dumani: Lidhur me Blerim Shullazin, ndoshta është momenti që të verifikohet gjendja e tij shëndetësore.
Emiljano Shullazi: Kërkoj fjalën.. (ndërhyn gjyqtarja që i jep fjalën Emiljano Shullazit). Prokurori citoi procesverbalin e datës 7, por ne mund të themi çfarë të duam. Ju penguam gjë ne që të mos vini në punë, ne detyrë? Në s’ju kemi pengu. Unë s’jam dakord me ju. Unë ta kam thënë edhe një herë dhe ta them edhe një herë, ta dëgjojnë edhe vëzhguesit që janë këtu. Kur ti jep dorëheqjen, ore kur jep gjyqtari dorëheqjen, se nuk mund të gjykoj unë, t’ia fus murit me kokë unë eee, kur gjyqtari thotë se s’mund të gjykoj? Kuptohet dorëheqja jote. Unë do të marr vendim, si do thuash ti, është i padrejtë? Është i pavërtetë Ylvi Beqja, kur ti në vendim konfiskimi kë thënë që e ke bllokuar këtë pronë se ia kam marrë me zor Ylvi Beqjas? Unë kam prova të reja që do i nxjerr para avokatit, si të mi prishësh ti mua ato prova? Se ti çfarë vendimi do marrësh, nuk ke si të marrësh, me datë 1 mora atë vendim, me datë 6 të marrësh vendim tjetër… Pastaj, ku u njoh me dosjen Gjykata? Më datë 6 more emërimin në apel, më datë 7 erdhe ke ne??” Po normal, se je njohur me dosjen në shkallë të parë. E njihje dosjen. Për atë arsye dhatë edhe dorëheqjen. Si mund ta vazhdojmë ne gjyqin. Ore unë them dua të dal edhe tani nga burgu, po unë s’dal dot nga burgu. S’ka pse prokurori flet, jo ne thamë kështu, thamë ashtu… Unë do të dal sot nga burgu, si do të dal nga burgu? Dola nga burgu unë? S’ka kuptim kjo fjalë. Gjykata që thotë… aty e ke listën, tani nëse do të fillojmë ne sipas prokurorit ashtu, edhe unë po them është prokurori që i thotë atij Avni Matës dhe atij Pekës mos hajde në gjyq. Pse nuk thërret avokatë të tjerë, ke 100 avokatë aty? Caktoji ti ato avokatët e tjerë.
Gjyqtarja Miljana Muça: Më fal t’ju ndërpres vetëm dy sekonda. Ju flisni për mbrojtjen e të pandehurve të tjerë, se mbrojtësi juaj është prezent?
Emiljano Shullazi: Si do të vazhdojë seanca? Po mirë, këtij kush do t’ia bëjë rekursin? Kush avokat?
Gjyqtarja Miljana Muça: Atëherë merr parasysh mbrojtjen e dy të pandehurve të tjerë se avokati juaj është korrekt?
Emiljano Shullazi: Po normal, kush do t’ua bëjë rekursin këtyre?
Gjyqtarja Miljana Muça: A në këtë prizëm domethënë?
Emiljano Shullazi: Po, sepse nëse ju merrni vendim, kush do t’ua bëjë rekursin këtyre? Do t’ua bëjë prokurori? Ne jemi të interesuar. Silleni ju një avokat, gjejeni ju avokatin. Ke aty 100 avokatë, keni 7 muaj me Avni Matën me Pekën. Caktoji ato të tjerët. Hiq këta, cakto të tjerët. Ku e dini ju që s’do të vijnë të tjerët? Ose prokurori, jo ju… Se ju s’e keni thënë, po e tha prokurori. Ku e dini ju se s’do vijnë të tjerët? Mbaroni listën dhe pastaj… Po prapë s’ka kuptim kjo, si do rrikemi ne, si paskam unë interes të shtyhet seanca? Ta thashë edhe një herë. Unë nuk pretendoj fare që të marr drejtësi me ju, sepse ju s’keni si të dilni ndesh kundra vendimit që keni dhënë në Shkallë të Parë, se ma ke marrë atë pronë pa të drejtë. Kam thënë prit se kam Apelin, të ka thënë avokati. Prit sa të mbarojë Apeli. Ti more vendimin, se the ia ke marrë me zor Ylvi Beqjas. Tani si të them unë: “Ej, s’ia kam marrë me zor”. Ti e ke marrë një herë atë vendim për Ylvi Beqjan, ma ke dhënë dënimin mua për atë punë. Ajo kuptohet.
Gjyqtarja Miljana Muça: Avokati juaj, më fal edhe një herë, avokati juaj në fakt qe korrekt në mënyrën e të shprehurit në raport me ligjin. Kërkesat tuaja, ankesat tuaja mbi përbërjen e trupit gjykues kanë ndjekur hallkat e gjykimit. Dhe avokati u shpreh që, natyrisht që këtë vendimmarrje, apo këtë qëndrim apo këtë përbërje të kolegjit do ta ankimojë…
Emiljano Shullazi: Jo mo jo, se deri diku edhe ju jeni korrektë, se ju e keni bërë një dorëheqje. Edhe ju jeni dakord me këto që them unë, se përderisa e keni bërë dorëheqjen përpara kërkesës sime për përjashtim, jeni dakord me këtë që them unë. Apo s’është kështu? Keni bërë pra dorëheqje ju e s’ju është pranuar. Si ka mundësi që ju ia pranoni kërkesën për përjashtim kësaj kryetares, kurse ajo s’jua pranon juve? Për shkaqe që janë shumë më të larta sesa ato që ke bërë ti dorëheqjen.
Gjyqtarja Miljana Muça: Ju kuptoj, uluni. Faleminderit.
Gilmando Dani: Ka mundësi ta marr dhe unë fjalën po dëshët? (Ndërhyn gjyqtarja, i jep fjalën) Në lidhje me ato që tha zoti prokuror, unë s’është se i mohoj ato fjalë. I kam thënë, kam qenë i irrituar në lidhje me trupin gjykues. Dihet shumë mirë se na ka gjykuar një herë, s’mund të na gjykojë për së dyti. Kështu që është e kotë që i lexove procesverbalet. Edhe është mendimi im zotëri, nuk është një mendim i të gjithëve, që e morët ju ashtu dhe që e thoni si të doni. Po nejse. Të kthehemi tek avokatët. Se ju zonja gjyqtare flisni këtu për një proces të rregullt ligjor dhe që neve të na garantohen të drejtat tona. Po këtu, sa keni ardhur ju, këtu nuk po shihet fare. Këto 6 muaj që jeni këtu, keni 6 muaj që thoni proces ligjor, proces ligjor. Po keni 6 muaj që sillni po të njëjtët avokatë. I keni vënë kush e di sa gjoba, mbi 20 milionë lekë a 30 a nuk e di se ku do t’i gjejnë ato avokatët. Kurse këtu është një listë e gjatë, që e kemi edhe neve, me 98 veta, ka edhe lista të tjera me çfarë kemi dëgjuar dhe ju nuk thirrni asnjërin prej tyre. Se përse, e dini ju këtë punë. Por merrni vendimin në fund të procesit që thoni që procesi të vazhdojë pa avokatë.
Gjyqtarja Miljana Muça: Këtu seancën e drejton gjykata…
Gjyqtarja Miljana Muça: Se e ndërpreva edhe të pandehurin tjetër. Ju bëj me dije dhe ju kujtoj se… jam e pasaktë për datën e seancës, por ju keni marrë fjalën dhe keni thënë: “Kam zgjedhur një avokat. Avokati im është me Covid”. Ju kemi kërkuar emër, nuk na keni dhënë emrin dhe nuk kemi njoftuar një avokat të tillë. Atëherë mbani qëndrimin tuaj në lidhje me ushtrimin e së drejtës së mbrojtjes. Keni thënë këto fjalë.
Gilmando Dani: Po, unë nuk i mohoj që i kam thënë.
Gjyqtarja Miljana Muça: Në raport me këtë pyetje që ju shtron kryesuesja, jepni një sqarim.
Gilmando Dani: Po, ta jap sqarimin tani. Zgjodha avokaten time që ishte… se ia harrova dhe emrin tani. Erdhi në seancë. Mungoi një herë dhe direkt sa mungoi i vutë 500 mijë lekë gjobë. Herën e dytë e morët dhe e përjashtuat. Që herën e dytë. Kurse të tjerët keni 6 muaj që i thirrni. E kuptoni çfarë po them. Ma hoqët avokatin im, ma hoqët për një herë. Kurse këto që vini ju, këto të shtetit, keni 6 muaj që s’keni ndërruar asnjë. Tani ne jemi në një kohë pandemie zonjë. Tjetri sot është mirë, nesër është sëmurë. Si mund t’i them unë atij që ka qenë me Covid hajde?! Ku e di unë si është ai me shëndet? Ai mund të ketë shkuar jashtë shtetit përderisa nuk erdhi këtu. Se nuk jam interesuar më për atë. Ju flisni pse s’erdhi ai. Unë e kisha zënë këtu avokatin, unë e kisha këtu ju ma përjashtuat. Zonjë, keni 6 muaj, urdhëro, nëse nuk e keni ju listën, jua jap unë po deshët. Janë 98 veta.
Gjyqtarja Miljana Muça: Mos u shqetësoni për listën sepse është…
Gilmando Dani: Po pse zgjidhni po ata persona dhe i keni mbytur në gjoba?
Gjyqtarja Miljana Muça: Arsyen ua tha Gjykata…
Gilmando Dani: Ku është e drejta këtu, se thoni i keni armët të barabarta. Çfarë armësh të barabarta kemi ne, që te vendi ku jemi shihet sa të barabarta i kemi. Pa marrë parasysh pastaj shkeljet që janë bërë për këtë dosje, dihen nga të gjithë. Edhe prokurori thotë është shtyrë për arsyen tonë. 270 ditë, i keni në procesverbal që është shtyrë për shkak të Gjykatës. Edhe vazhdon Gjykata prapë… O zonjë, ju si relatore duhet t’i gjeni këtij procesi një zgjidhje.
Gjyqtarja Miljana Muça: Në rregull…
Gilmando Dani: Më fal një sekondë se edhe prokurori e di shumë mirë që në ditët që keni ardhur ju, në mos gaboj këtu kanë qenë të pestë avokatët. Ka qenë momenti i parë që gjyqi do të shqyrtohej. Por në momentin që erdhët ju këtu… (ndërhyn avokati)
Gjyqtarja Miljana Muça: Mos e ndërprit të pandehurin, është shumë e rëndësishme që gjykata ta dëgjojë…
Gilmando Dani: Që sa erdhëm nuk kishte drita, ikën dritat. Edhe ju ishin e jashtëligjshme. A e dini vetë ju që ishin e jashtëligjshme, se e dhatë vetë arsyen?
Gjyqtarja Miljana Muça: Gjykata tërhiqet në dhomë këshillimi./abcnews.al

