Gazetari Eni Ferhati solli detaje të reja në lidhje me atentatin ku mbeti i vrarë 47-vjeçari Gilmando Dani, mik i Emiljano Shullazit, ndërsa u plagos drejtuesi i mjetit, Muçi Shaljan (Sheqeri).
Ferhati tha se atentati është fiksuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa u shpreh se njërit prej autorëve i është bllokuar njëra armë, ndërsa ndihmësi i ka dhënë menjëherë një armë tjetër.
Gazetari tha se ekziston mundësia që personat e përfshirë në atentat të kenë qenë të maskuar me maska plastike njerëzore, për të fshehur identitetin e tyre.
“Kam disa informacione se njëra prej armëve të atentatorëve duket sikur bllokohet, dhe kjo zgjat rreth 30 sekonda.
Të tre personat kanë qenë të maskuar, nuk di nëse me maska të zakonshme apo me ato plastike që të japin një tjetër pamje.
Në momentin që i bllokohet arma, i vjen menjëherë në ndihmë një person tjetër nga radhët e atentatorëve.
Kjo ka qenë një togë pushkatimi, diçka e frikshme, dhe për të qenë të sigurt për qëllimin e tyre, sipas kamerave të sigurisë, një prej atentatorëve me armë të shkurtër ka lëvizur në krahun e pasagjerit.
Pra, informacioni ka qenë i saktë, personi që përdor armën e shkurtër, që qëllon mbi Gilmando Danin, mund të kishte qëlluar edhe shoferin, por nuk ka qenë ky qëllimi.
Plumbat janë fokusuar pikërisht te Dani”, tha gazetari

