Nga Dashnor Kokonozi-
Para pak kohësh pata sjellë një kronikë informative për filmin “Një aksident i vogël” të Jafar Panahit, që mori Palmën e Artë në Kanë.
Së fundmi, filmi doli në rrjetet e mëdha të shpërndarjes dhe mbrëmë pata rastin ta shoh në kinemanë e lagjes sime.
Kisha kohë pa parë një film duke qëndruar dy orë gojëhapur.
Qe rasti për t’u bindur edhe nje here se ekrani i sallës së kinamasë mbetet i pazevendesueshem.
Subjekti nuk mund të jetë më i thjeshtë: një njeri, duke udhëtuar natën, pëson difekt me makinën dhe hyn në një garazh për të kërkuar ndihmë. Ndërsa flet me teknikun, Vahidi, që ndodhet në katin e sipërm të garazhit, dëgjon zërin e të sapoardhurit dhe më pas zhurmën e këmbës së tij prej druri. Menjëherë i kujtohet një hetues xhelat që e kishte torturuar në burg, kur ishte arrestuar nga regjimi i mullave.
Vihet ta gjurmojë ku banon dhe më në fund arrin ta rrëmbejë. E lidh, e fut në furgonin e tij dhe niset ta vrasë diku. Vahidi arrin edhe t’i hapë gropën ku e fut, por tek po e mbulon të gjallë duke i numëruar krimet që ka bere, tjetri proteston. Thotë se ka ndonjë keqkuptim. Nuk eshte ai. Vahidi nis të dyshojë. E vërteta është se ai kurrë nuk e ka parë fytyrën e hetuesit te tij, sepse gjatë torturave i kishin lidhur sytë.
Dilema është e madhe. Vahidi nuk do të vrasë një njeri të pafajshëm. E mbyll në një arkë pas furgonit dhe niset të kërkojë shokët e dikurshëm të burgut, për t’u kërkuar që ta sigurojnë për identitetin e të rrëmbyerit, para se ta vrasë.
Secili do të shpalosë dramën e tij, te tjere duan te harrojne…
Çfarë gjetje më e bukur për të bërë një autopsi të vërtetë jo vetëm regjimit të mullave, por edhe vetë shoqërisë iraniane të kohës? Si çdo dramë e tillë, edhe zhvillimit te ngjarjeve tona, sipas teknikës së “efektit flutur” nuk i mungojne tonet dhe situatat komike.
Vonë kam mësuar se regjisori Jafar Panahi ka qenë edhe vetë i arrestuar dhe ka vuajtur në burg për denoncimet që i ka bërë regjimit në filmat e tij. Sikur të mos mjaftonte kjo ai, edhe këtë film e ka xhiruar fshehurazi në Iran, duke rrezikuar të arrestohet përsëri. Madje, në një rast, dy policë civilë e ndoqën dhe i kërkuan të shihnin dublat, por ai refuzoi.
Nuk po hyj më në thellësi, por mbrëmë vërejta se filmi thuajse nuk kishte fare muzikë. Një zgjedhje shumë e guximshme, duke pasur parasysh rolin e muzikës në film. Panahi ka punuar me aq virtuozitet, sa suksesin e ka mbështetur te saktësia kirurgjikale e shtjellimit të ngjarjes dhe te mizanskenat që ka krijuar. Kjo më kujtoi ata këngëtarë të mëdhenj lirikë, që arrijnë ta mbajnë dëgjuesin gojëhapur a capela (seç m’u kujtua ky term) pa ndihmën e orkestrës, thjesht me mjeshtërinë dhe besimin te arti i tij.
E pamundur të mos mendosh se kjo ngjarje mund të përfaqësonte edhe realitetin e dikurshëm shqiptar… Patëm me bollëk terror e shtypje, por ato nuk u ngritën dot në ekran.
Këto ditë po flitet shumë për filmin “Një betejë pas tjetrës”. Midis aktorëve shoh edhe emrin e L. Di Kaprios dhe B. Del Toro. Ky i dyti më pëlqen më shumë se i pari. Mbase javën tjetër!